Rreth nesh

Pyper është kompani e hulumtimeve që operon brenda dhe jashtë Kosovës. Duke pasur parasysh mungesën e të dhënave për një prezencë dhe qasje të suksesshme në treg, Pyper ofron të dhëna kualitative dhe kuantitative për bizneset që operojnë në treg si dhe për ato që presin të qasen në treg. Ne i ndihmojmë kompanitë të zhvillohen me hapa të sigurt dhe jo duke u bazuar në intuitë. Si rezultat i progresit të shpejtë dhe efikas, Pyper e ka zhvilluar fushën e veprimtarisë edhe në sferën sociale duke ofruar të dhëna të besueshme dhe të dobishme për organizata dhe entitete tjera relevante. 

Misioni ynë

Në këtë epokë aktuale ku të dhënat janë aseti më me vlerë, misioni ynë është të ju mundësojmë bizneseve të navigojnë në një treg që ndryshon vazhdimisht. Si rezultat, misioni i Pyper është të plotësoj boshllëqet ekzistenciale në treg duke shërbyer kësisoji si kompas i orientimit për bizneset që synojnë suksesin.

Vizioni ynë

Si pjesë e zhvillimit, vizioni ynë është të jemi mbështetja kryesore për bizneset që dëshirojnë të jenë të suksesshme në treg dhe të shërbejmë si katalizator kyç për ngritjen e nivelit ekonomik.